Ngjarjet e bujshme të 2022! Nga dënimi i Tahirit, zhdukja e Martinajt, si dhe goditja e Sali Berishës

2022 është viti i ngjarjeve të forta që tronditën si kurrë më parë jetën politike e jo vetëm në Shqipëri.

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj i njohur si ”mbreti i bixhozit”, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dëshmia e te penduarit Nuredin Dumani dhe inceneratorët janë padyshim katër nga ngjarjet me te përfolura dhe që tërhoqën vëmendjen e opinionit publik dhe që tronditën politikën e botën e krimit të organizuar.

Muajt e fundit Tirana ziente edhe nga hakerimi i sistemit Tims që solli shumë amulli në punën e policisë dhe rrjedhja e të dhënave personale shqetësoi qytetarët. Qeveria tha se pas sulmeve kibernetike është Irani, por shqetësimet vijojnë të mbeten, pasi askush se di me siguri se çfarë kanë në duar hakerat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fundin e këtij viti e dominoi edhe një ngjarje e ndodhur ne bulevard ku Gert Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Dhjetori po ashtu do të shënonte dhe një tjetër ngjarje të rëndë, vrasjen e Edmond Papës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?