Ngjela-Berishës: Kot lodhesh i mjeri Sali

Nga Spartak Ngjela

Sali Berisha iu ben thirrje neoosmanëve të ngrihen kundër futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një ligësi e tillë, ka shumë kohë që nuk është shfaqur hapur nga një pushtetar në Tiranë. Por Saliu tani është një i penalizuar ligjor, i cili po lufton për të shpëtuar gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin që po i kanoset nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Është në një gjendje transi, prandaj këndej e tutje do shihni shumë përçartje në jerm të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai, realisht, ka shume kohë që po kërkon të destabilizojë Shqipërinë; por akti befasues i Kancelares gjermane pro Shqiperise, e ka çoroditur deri në ekstrem, sepse mendnte që gjithçka e kishte zgjidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pushtuar nga kjo gjendje, Berisha dje iu drejtua qarqeve të caktuara europiano-perëndimore që ato të refuzojnë pranimin e Shqipërisë në BE; dhe ka bërë thirrje për revolta popullore në Shqipëri. Njëlloj si Haxhi Qamili kur rrëzoi Princ Vidin në Shqipëri, në vitin 1914 – 1915, me kryengritjen e tij osmaniste.

Po a e dini ju që në të gjitha kancelaritë europiano-perëndimore Sali Berisha konsiderohet si një forcë regresive orientale dhe fondamentaliste kundër qytetërimit perëndimor?

Pse lodhesh kot, o i mjeri Sali! Ti je absolutisht i papranueshem në Perendim dhe i përcaktuar prej perëndimorëve si armik i betuar i Perëndimit. Pastaj, si do ta bësh kryengritjen në Shqipëri, kur shqiptarët sot i kane syte dhe veshët të drejtuar nga Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu?

Prite fatin qetë Sali! Se, nuk e bën fati njerinë, por njeriu fatin dhe lirinë… Fati yt ka qenë i përcaktuar nga ti vetë: duhet të ndëshkohesh për bëmat e tua kundër shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?