Ngjela: Bojkoti, lojë e Berishës dhe Bashës për të përjashtuar kundërshtarët e tyre në parti

Avokati Spartak Ngjela thotë se kërkesat e paraqitura nga PD janë thjesht pretekste për të vijuar bojkotin.

Sipas Ngjelës, deputetët e PD do të dorëzojnë mandatet, dhe kjo forcë politike nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale.

“Kërkesat e PD janë pretekste për të mos hyrë në Parlament. Do të dorëzojnë mandatet ata, se e kanë në funksion të zgjedhjeve lokale. Saliu nuk hyn dot në zgjedhje lokale me kryetar të pavendosur qartë. Basha është i errësuar si figurë, dhe nuk del dot në zgjedhjet lokale. Ndaj e bën këtë për të mos hyrë në zgjedhjet lokale. Nëse do të hyjë në zgjedhje lokale, atëherë personi duhet të jetë shumë i fortë”, tha Spartak Ngjela.

Ai thotë gjithashtu se bojkoti është lojë e Berishës dhe Bashës, për të përjashtuar deputetët “rebelë”. 

“Nëse dorëzojnë mandatin, ata dorëzojnë qenien e tyre politike, pra nuk janë më të tillë. Saliu e di që ata nuk do të ikin, dhe do hyjnë në parlament, por pas kësaj, ai i përjashton nga partia, se ka statut. Dhe kështu shpëton Bashën”, vijoi më tej ai.

SHKARKO APP