Ngjela: Ja politikanët e lartë që do të shkojnë në burg nga reforma në drejtësi
https://www.facebook.com/studioehapur/videos/1089146914552821/
Spartak Ngjela këshillon Edi Ramën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën që të gjejnë avokat të mirë në muajt në vijim. Sipas tij, shumë shpejt këta dhe të tjerë politikanë të lartë do të detyrohen të largohen nga politika. Në një intervistë në “News 24”, Ngjela shprehet se reforma në drejtësi do të godasë këta politikanë, pavarësisht postit që mbajnë.
Avokat Ngjela shprehet se FBI dhe institucionet e tjera kanë kohë që punojnë me dosjet e veçanta dhe kanë përgatitur edhe akuzat.
Ngjela shprehet se Kryeministri është më i rrezikuar, pasi ndërkombëtarë nuk paranojën në asnjë mënyrë korrupsionin në Shqipëri.
Ngjela thekson se pas vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet të vijohet me zbatimin e reformës në drejtësi në radhët e politikanëve dhe pushtetarëve. Ai thotë se nëse procesi nuk bllokohet, në vjeshtë pritet të ketë emra.
“Ka një këmbëngulje sidomos amerikane dhe gjermane për reformën në drejtësi në Shqipëri. Mund të themi se në që në vjeshtë do të ketë emra për vettingun e gjyqtarëve. Mendoj se më shumë se 60 % e gjyqtarëve nuk do e kalojnë. Ndërsa në mars nuk do ketë më njeri nga këta që shikoni në politikën shqiptare. Ne do të ecim sipas precedentit që kemi, me reformën në Kroaci.
Ne po ecim si reforma kroate, madje këtu është edhe më e ashpër. Tek ne ka dy institucione të reja të posaçme për reformën në drejtësi. Duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve për t’u reformuar sistemi, dhe më pas të vijohet me reformën në drejtësi, në lidhje me politikanët, pushtetarët. Nëse nuk vendoset moraliteti në qeverisje, Shqipëria është e falimentuar. Pyetja ngrihet në këtë formë: Ne vetë e bëjmë dot? Unë them se jo, pasi psikologjia jonë nuk të lejon që të dalësh me programe individuale për të fituar besueshmëri. Në momentet që është lidhur ky sistem me politikën korrente, është politika financues i këtij sistemi.
Reforma në drejtësi duke goditur krimin, balancon situatën. Si bëhet kjo? Mos mendoni që deri tani gjithçka është sekret, pasi kështu funksionojnë reformat me goditje të ashpra. Kur të vije të politika, nuk do jenë vetëm politikanët të prekurit”, u shpreh Spartak Ngjela.