Habit Spartak Ngjela: Kujtim Gjuzi është deputet shumë i aftë

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ka votuar me 30 qershor, pavarësisht mungesës së opozitës. Në studion e lajmëve të Ora News ai nuk pranoi të bënte koment për akuzat se KQZ-ja ka mbushur kutitë me vota fiktive.

“Çfarë më duhen mua, ik në gjykata! Provat i nxjerr gjykata”, deklaron Ngjela. Për opozitën re, Ngjela ka vetëm fjalë pozitive, pasi sipas tij artikulohet mirë politikisht. “Tani nuk kanë as tribunë, ku do të mbrohen. Le që nuk dinin të mbroheshin në parlament, flisnin kot. Gjëra pa asnjë vlerë. Është më mirë kjo opozitë se ata. Ata nuk artikulonin mirë”- tha Ngjela, duke shkelur parimet e tij dhe çka deklaruar më parë.

I pyetur nëse i pëlqen më shumë opozita me Kujtim Gjuzin sesa me ish-deputetët, ai përgjigjet: “Ka njerëz shumë të aftë tani në opozitën e re në parlament. Flet mirë Gjuzi”- pohoi avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj duhet bërë pyetja: A jemi mirë nga mendtë apo po na bëjnë budallenjë, kur thonë se opozita e re flet më mirë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?