Ngjela: Qeveria po sillet si komunistët. Rama hodhi euro në treg dhe tronditi kursin e këmbimit

Avokati Spartak Ngjela thotë se Rama ka hedhur në treg euro të tepërta me të cilat bëri paratë e rrogave.  Sipas Ngjelës kjo lëvizje ka qenë e dëmshme. Ai thotë ekonomistët nuk kanë reaguar, pasi janë të paaftë ta kuptojnë, por hedhja e parave në treg tronditi kursin e këmbimit dhe ekonominë.

Ne kemi vetëm një anë të medaljes, epideminë, por nuk kemi analizë perfekte për tregun sepse qeveria nuk jep informacion. Si komunistët. E  jep Kina informacionin, as këta nuk japin por nga eksperienca ime një gjë e luajti ky që na dëmtoi të tërëve. Lëvizi monedhën brenda dy ditësh, por askush nuk flet këtu. Media juaj tregoi se Shqipëria nuk ka ekonomist, por kontabilist. Dy ditë pas epidemisë iku monedha euro 10 pikë.  Por çfarë bëri ky, se ky nuk ka guvernator. Ai është mediokër, sepse nuk e njeh profesionin. Mos mendoni se ka 8-10 ka guvernatorë të zotë në botë, të tjerët janë si ky i yni”,- tha Ngjela.

Ai shtoi se kryeministri ka spekuluar me kursin e këmbimit. “Pati euro të tepërta, ktheu monedhën  dhe me këto dha rrogat. Unë jam partizan që paratë duhet të hidhen në treg por jo të spekulohet me monedhën”,- thotë Ngjela.

I pyetur nëse është i aftë Rama të rikonstruktojë tregun. “Në krizat perëndimore në momentet e bllokimit kanë falimentuar biznese dhe unë mendoj që këtu kapitali i madh do të falimentojë 40% sepse bankat kanë humbur kredibilitetin. Raporti i tyre me bankat do të jetë i dobët dhe për 40 % banka nuk do ju përgjigjet e do ju marrin asetet se i kanë në kolateral”, thotë Ngjela.

SHKARKO APP