Ngjela: Rama gaboi rëndë që hoqi dorë nga 15 vite burg për qytetarët
Avokati Spartak Ngjela thotë se kryeministri Rama ka bërë gabim që hoqi dorë nga 15 vite burg. Në një intervistë për “A2”, Ngjela shprehet se dënimi duhet të ishte më i ashpër, siç e kanë dhe vende të tjera me burg përjetë. “Kryeministri nuk duhet të kishte hequr dorë nga 15 vite burgim. Italia e ka me burgim të përjetshëm. Kam parë kodet e tjera dhe kryeministri ka bërë një gabim. Ajo është vrasje me paramendim. Personi, i cili me dëshirë shpërndanë epideminë dhe nga ai vdesin me dhjetëra persona, është vrasje. Ne i heqim patentën të dehurit, në vendet anglosaksone ikën në burg për tentativë vrasje. Unë po ju them si i ka bota. Kryeministri bëri një gabim sepse është vrasje me paramendim. Ai që hap epideminë nuk është njeri, mund të jetë pjesë e segmenteve të krimit”,- tha Ngjela.
Lidhur me amnistinë fiskale, Ngjela tha se në Amerikë edhe trafikanët që kanë bërë lekë, paguajën taksën dhe i gëzojnë ato në bankë.
“Janë sulur të gjithë dhe thonë se do të fitojë krimi, por flasin përçart. Në Amerikë, trafikanti që ka bërë 2 mln dollarë nuk i ka të regjistruara, paguan taksën dhe i legalizon në bankë. Në rast se më vonë del se ka bërë një krim, shkon në burg. Paratë e pushtetarëve dhe të trafikut i ka përjashtuar. Ligji i përjashton, organet përkatëse janë ato që bëjnë hetimin dhe një ndër to janë bankat. Një pronar shqiptar mund t’i ketë vendosur paratë në Australi, por nuk i sjell dot në Shqipëri. Kur tregu nuk ka para, nuk mund të flasim për një moral kishtar”,- deklaroi Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

