Ngjela: SPAK po godet në nivelet e larta, s’pati revolta për arrestimin e dy liderëve të opozitës

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, si edhe analizoi punën e SPAK-ut. Ai vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë, duke thënë se deri më tani nuk duhet të kemi rezerva. Ngjela duke u ndalur tek arrestimi i Metës, apo edhe masa ”arrest shtëpie” për Berishën, thotë se janë persona me mbështetje shoqërore dhe duhet vlerësuar puna e SPAK, pasi ka goditur në nivele të larta.

”Nuk duhet të kemi rezerva deri tani, por profesionalisht nuk ka qenë aq e lehtë sa mendohet. Nuk janë arrestime që bëhen me fushata. Personat që janë nën akuzë kanë mbështetje shoqërore dhe këtë e di SPAK, aq më tepër që kanë ekspertë të huaj. Të shohim nëse do ecin deri në fund ose jo. Unë jam i bindur që po. Deri tani është mirë dhe ka nisur nga nivelet e larta. Personat që janë arrestuar kanë pasur përkrahje të madhe nga disa lloje forcash në Shqipëri, edhe të fuqishme, edhe ushtarake, edhe popullore. Por kjo tregon një gjë të madhe për ne shqiptarët, opinioni publik shqiptar për korrupsionin s’të përkrah”, tha Ngjela në Report TV.

Ngjela thotë se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se nuk pati asnjë revoltë për arrestimin e dy liderëve të opozitës. ”Nuk pati revolta politike për arrestimin e liderëve të opozitës.”- tha Ngjela.

SHKARKO APP