Ngjela: Vendi në krizë intelekti, ligji për arsimin e lartë i duhuri

Spartak Ngjela i ftuar sot në një emision televiziv është shprehur pro ligjit për arsimin e lartë që është propozuar nga qeveria dhe që pritet të miratohet nesër në Parlament.

Ky ligj është kundërshtuar nga opozita dhe me këtë rast Partia Demokratike mblodhi grupin e saj parlamentar sot dhe kryetari Lulzim Basha i udhëzoi deputetët që të votojnë kundër.

Lidhur me disa nga temat e diskutuara të ligjit sikurse janë financimi shtetëror, cilësia dhe performanca, Ngjela u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta nuk dinë abc-në e buxhetit të shtetit, këtu jemi nnë një shtet borgjez, qeveria është përgjegjëse për mbledhjen e taksave dhe shpërndarjen e tyre në funksion të programit të saj, për të sjellë progres ose regres, dhe nuk e ndalon dot asnjë se ç’të bëjë me të. Këta thonë e drejtojmë ne, bota akademike do drejtojë buxhetin e shtetit?”, – tha Ngjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kërkimi shkencor – vijoi më tej avokati  – është i domosdoshëm. Universitetet s’kanë shkencë. 90% të pedagogëve s’dinë gjuhë të huaj. Shiten notat, shiten diplomat. Kemi krizë intelekti. Duhet shpenzuar për intelektin shqiptar, shumë madje.”

“Ç’do me thënë privat. Ky shtet varet nga privati, nga kapitali. Kapitali ka nevojë për burime njerëzore të kalufikuara. Ka dy aspekte që ky ligj i garanton: cilësinë e profesoratit dhe cilësinë e studentatit. Është futur edhe provimi shtetëror dhe duhet të jetë kryesor, në të gjitha Universitett e Anglisë nuk mungon. Duhet provimi shtetëror.”

Më pas duke iu kthyer Ramës Ngjela tha se ai ka frikë nga zgjehdjet në parti kurse aleancën PS-LSI e quajti sterile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?