Ngrica dhe borë, Peleshi: Probleme në 4 zona! Në Korçë rrugët e kalueshme me zinxhir

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata paraqitet me e qetë pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë.

Peleshi shkruan se për shkak të ngricave mbetet problematike akse rrugore në Shkodër, Kukës, Dibër e Mirditë, ndërsa në Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.

“Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren.

Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës.

Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit.

Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq”, shkruan Peleshi.

SHKARKO APP