Ngrica në vend, nga e diela deri të premten

Termometri mëngjesin e së dielës ka zbritur në -7°C në shumicën e zonave malore, edhe në zonat e ulëta temperatura ka zbritur në 0°C, ndërsa bregdeti ka shënuar vlera pozitive.

Depërtimi i masave ajrore të acarta por të thata do të mbajnë të mbërthyer të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë javës tjetër ku kryefjala e motit do të jenë temperaturat e ulëta, ngricat dhe herë pas here era e fortë por jo reshjet.

Reshjet në formë bore do të shfaqen për momente të shkurtra, në zona të izoluara malore, por pjesa tjetër e vendit vetëm pas mesjavës kur pritet ardhja e masave ajrore detare dhe rritja e vlerave termike me 2-3°C, krijohet mundësia për reshje bore thuajse në çdo zonë të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?