Ngrirja e marrëdhënieve me Athinën për Belerin, por Rama pret në zyrë ministrin grek
Marrëdhëniet mes Athinës zyrtare dhe Tiranës janë të ngrira, por kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis. Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Athina zyrtare ka bërë thirrje që Beleri të lejohet të betohet, gjuha e tyre ka qenë e ashpër, ku shpesh herë kryeministri Rama është akuzuar se drejton institucionet e drejtësisë.
Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka thënë se nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe se fjalën e fundit e jep vetëm drejtësia.