Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Soreca: Urime, një hap larg Europës

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Soreca thotë se ky është një vendim që siguron funskionalitetin e plotë të Gjykatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ndër të tjera Soreca përgëzon Presidentin Ilir Meta, Parlametin dhe KED-në, teksa shton se tashmë është plotësuar dhe një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

”Sot Presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon, anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese që do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin dhe KE. Dhanë një rezultat kaq të rëndësishëm, që është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformë në drejtësi. Ky vendim gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE”,-shkruan Soreca.

SHKARKO APP