Ngritja e superkomisionit antikorrupsion, Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Propozim premtues!
Partisë Socialiste propozon për të ngritur një komision të posaçëm hetimor me gjithëpërfshirje dhe aleatët. Ambasada e SHBA-së në Tiranë si garantuesi kryesor i Reformës në Drejtësi e mbështet këtë nismë të mazhorancës dhe nëse do të jetë pjesë e këtij mekanizimi parlamentar.
”Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.
Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.
Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”.