Niko Peleshi denoncon aktin nga deputetët e PD-së: Cënuan fizikisht Milva Ekonomin

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka denoncuar përplasjet e paradites mes deputetëve të opozitës dhe gardës, para nisjes së punës në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”. Peleshi akuzon opozitarët se kanë cenuar fizikisht deputeten e PS-së Milva Ekonomin, anëtare në Komision, e cila po tentonte të futej në sallën ku do të zhvillohej puna e Komisionit.

Postimi i plotë

Pas përpjekjeve të dhunshme të Partisë Demokratike për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cënimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.

SHKARKO APP