”Niko Peleshi në ankth dhe panik”, Braimllari: Të rinjtë dhe të rejat e LSI-së, as nuk shiten e as blihen

”Kam një mesazh shumë të qartë për Niko Peleshin, i cili në panik, në ankth nga rritja e jashtëzakonshme e LSI-së në qarkun e Korçës, është turrur duke marrë në telefon përfaqësues dhe njerëz të LSI-së”. Kështu shprehet drejtuesi politik i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat, ku shton edhe se të rinjtë dhe të rejat e LSI-së, as nuk shiten, e as nuk blihen. ”Kjo parti e ka emrin LSI dhe jo Rilindje, ndaj i kapur në panik nga mbështetja e jashtëzakonshme që socialistët e ndershëm po i bëjnë LSI, ky njeri ka turrur drejtorët e tij, hajdutë e batakçinj, duke shkuar derë më derë dhe duke ju kërkuar votën personale, jo për PS, por për Niko Peleshin”,-tha më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Deklarata e plotë

Jemi në këtë komunikim nga zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim Korçë, për të falënderuar mijëra qytetarë të cilët na kanë mbështetur çdo ditë në fushatën tonë, për të falënderuar të rinjtë dhe të rejat e Korçës, të cilët po bëjnë një fushatë pozitive derë më derë duke mbështetur LSI-në, dua të falënderoj nënat korçare, për mbështetjen e jashtëzakonshme në çdo takim dhe çdo shtëpi, ku nga afër kemi prekur dhe kemi parë varfërinë ekstreme dhe zhgënjimin nga Rilindja. Kam një mesazh shumë të qartë për Niko Peleshin, i cili në panik, i trembur, në ankth nga rritja e jashtëzakonshme e LSI në Qarkun e Korçës, është turrur duke marrë në telefon përfaqësues dhe njerëz të LSI.

Po ja them shumë qartë, të rinjtë dhe të rejat e LSI, as nuk shiten, e as nuk blihen. Kjo parti e ka emrin LSI dhe jo Rilindje, ndaj i kapur në panik nga mbështetja e jashtëzakonshme që socialistët e ndershëm po i bëjnë LSI, ky njeri ka turrur drejtorët e tij, hajdutë e batakçinj, duke shkuar derë më derë dhe duke ju kërkuar votën personale, jo për PS, por për Niko Peleshin.

Ndaj ju kërkoj që më 25 Prill të mbështesni masivisht LSI, sepse keni përballë dy modele, një model klientelist të Niko Peleshit, i cili po punon për interesin e tij personal dhe jo për ‘ shërbyer qytetarëve të Korçës, e nga ana tjetër modelin e LSI, e një ekipi të jashtëzakonshëm, me energji pozitive, i cili punon për frymën e ekipit, për t’i shërbyer Korçës, për ta bërë Korçën Shtëpinë Tonë.

Niko Peleshi të bëjë kujdes, ai dhe hajdutët e tij, sepse pas 25 Prillit, gjithçka do të jetë personale, më 25 Prill Rilindja është në opozitë dhe socialistet e ndershëm kane një siguri për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre, që është LSI. Ju faleminderit!

SHKARKO APP