Niko Peleshi njoftim të rëndësishëm për zjarrin në Sazan: Tymi krijon rrezik për qëndrimin e banorëve në zonë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar për situatën kritike të zjarrit në ishullin e Sazanit.

Në një postim në Facebook, Peleshi thotë se tymi i krijuar rrezikon qëndrimin e banorëve në zonë.

Në vijim postimi i plotë i Ministrit të Mbrojtjes: 

Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll .

SHKARKO APP