Nikoll Lesi: Duhet ligj për regjistrimin e portaleve, jam dakord me Edi Ramën! Por jo me mënyrën e kontrollit nga qeveria

Nikoll Lesi thotë se nisma e qeverisë për regjistrimin e portaleve duhet të konkretizohet me një ligj, por jo të abuzohet duke i kontrolluar mediat nëpërmjet propozimit të qeverisë për të ashtuquajturën “paketa anti-shpifje”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi deklaroi se portalet e shumta anonime kanë vrarë gazetarinë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi: Si ka ndryshuar media nga koha kur kishte vetëm gazeta?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikoll Lesi: Ka ndryshuar shumë. Kjo mënyrë dixhitalizimi, ku çdo njeri bën portal, e ka vrarë gazetarinë. Portale anonime kudo, ndaj Edi Rama kërkoi ligj specifik për portalet, dhe jam me Ramën në këtë kërkesë, por jo me mënyrën se si kërkon t’i kontrollojë dhe penalizojë qeveria.

Ylli Rakipi: Jam dakord me konstatimin, por sëmundja nuk është vetëm te portalet, por e gjithë media. Edhe media klasike. Në median shqiptare kanë plasur gjobat në mënyrë të frikshme. Edhe biznesmenët janë trembur shumë dhe fshihen. Disa prej tyre po blejnë  media për tu mbrojtur. Por këtë nuk e bëjnë vetëm portalet, por media tjetër e rëndësishme dhe ky është fenomeni më i tmerrshëm.
Saliu rrihte gazetarët, por nuk i bleu me para. Tani është rritur deri në atë masë, sa ka arritur kulmi.

Nikoll Lesi: E kam parë dhe dëgjuar nga kolegë të ndryshëm. Është një problem i vështirë, sepse nuk e menaxhon dot këtë lloj stuhie, portalesh, gjobëvënie. E vështirë për momentin. Pikë së pari ligji për portalet duhet të miratohet.

Ylli Rakipi: Nuk janë vetëm portalet, janë mediat e mëdha që i ka mbajtur edhe qeveria. I ke parë ti inceneratorët? Çfarë produkti kishin inceneratorët që ndaheshin paratë për mediat?

Nikoll Lesi: Mediat tradicionale në fund të fundit janë të regjistruar dhe mund ti bësh padi. Ndërsa një mori portalesh, të bëjnë sallatë dhe nuk i kap dot. Duhet patjetër një ligj, por jo në atë mënyrë, siç ta thashë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?