Nikoll Lesi: Nëse Rama bën gabimin fatal që t’i japë vulën e PD-së Alibeajt, do të ketë përplasje!

(Marrë nga tpz.al)

Gazetari dhe botuesi i njohur i KOHA JONE, Nikoll Lesi mendon se Partia Demokratike do të radikalizohet nëse vula e partisë do t’i mbetet grupit Alibeaj pas vendimit të gjykatës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi tha se do të jetë gabim fatal i Edi Ramës, nëse ai ndikon te gjykata, që vula e partisë ti jepet grupit Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri tani, opozita i ka mbajtur protestat të kontrolluara. Nuk ka dhënë precedent, për tu akuzuar si opozitë destabilizuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj, me aq sa kam eksperiencë, me sa shoh edhe fjalimin e Ilir Metës në shesh, që tha se tani mbaruan llafet dhe nuk ka më heshtje,  ndaj protesta tjetër do të jetë ndryshe.

PD është në të drejtën e vetë për ta përdorur këtë që ndodhi, për të eskaluar një përballje që nuk do të jetë shumë paqësore.Edhe sikur të ishte PS në opozitë dhe ti ndodhte Ramës ajo që i ndodhi Berishës me 6 dhjetor, pra edhe PS do të kërkonte revansh politik. Protesta tjetër do të lidhet me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Nëse do të bëhet gabimi fatal që të mos ja japin zotit Berisha, nëse Rama ndikon që vula dhe sigla ti jepet grupimit Alibeaj, protesta tjetër nuk do të jetë pa përballje fizike. Nuk e uroj këtë, por e shikoj se palët po shkojnë jo në përballje demokratike, por fatkeqsisht të dhunshme”, tha Lesi.

Sot pikërisht këtë tha Berisha në takimin për 8 dhjetorin.

Ndaj parashikimi i gazetarit Nikoll Lesi niset nga analiza e faktëve dhe në raport me vendimin e apelit i cili po shtyhet e shtyhet me qëllim nga aktorët qeveritar në bashkëpunim edhe me ndonjë ambasador i huaj në Tiranë që vulën dhe emrin zyrtar të PD ta marrë grupimi Alibeaj-Basha-Bardhi/TPZ.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?