Nikoll Lesi: Opozita nuk fiton me Berishën kandidat për kryeministër
Një debat u zhvillua në News 24 mes Fatmir Mediut dhe botuesit Nikoll Lesi.
Mediu tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërsa Lesi theksoi se kjo opozitë nuk fiton dot zgjedhjet me Sali Berishën si kandidat për kryeministër. Ai tha se Berisha është burrë shteti dhe njeri që ka bërë karrierë politike, por se me të në krye të PD, Partia Demokratike nuk fiton dot zgjedhjet sepse nuk ngjall besim te publiku i gjerë.
Fatmir Mediu: Patronazhistët përdorin të dhënat.
Nikollë Lesi: Nuk duhet të keni Sali Berishën si kandidat për kryeministër. Nuk tërhiqni votues jashtë të djathtës me Saliun. Gjeni një emër tjetër si kryeministër që të merrni vota edhe nga pjesa gri e votuesve, ndryshe…
Fatmir Mediu: Pa Sali Berishën, PD do të humbë 200 mijë vota. Nuk të hap kush krahun në politikë më kot. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Ka një skemë për të garantuar fitoren e qeverisë në zgjedhje.
Nikollë Lesi: Që të vijë opozita në pushtet duhet frymë dhe besim. Edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha konkurrojnë për mandatin e katërt apo jo Fatmir!? Duhet rrotacion por me këtë mënyrë se si po bëni Ju si opozitë e ç’organizuar nuk vini dot në pushtet. Ju vetë zoti Mediu thoni se Rama do marrë 94 deputetë ndaj si do krijoni besim te mbështesit tuaj! Edhe ju e dini nuk fitoni kështu por po luftoni për një vend të sigurtë te lista e deputetëve të PD.