Nikoll Lesi: Rama nuk ka lidhje me goditjen e Berishës

Botuesi i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi beson se Edi Rama nuk ka lidhje me goditjen e Sali Berishës në 6 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi deklaroi se nuk ishte në interesin e Ramës që Berisha të goditej dhe të merrte ai vëmendjen e publikut, ndërkohë që në Tiranë po mbahej samiti i BE-Ballkanit Perëndimor e ku Rama kërkonte të ishte ai vetë në qendër të vëmendjes se medias europiane e cika kishte zbarkuar në kryeqytetin shqiptar.

“Duke u nisur nga këto fakte atëhere logjika të çon se Edi Rama donte të ishte ylli i ditës prej samitit, ndaj nuk mendoj se ka gisht Edi Rama. Ai mund të ketë një mijë të zeza, edhe në raport me opozitën, por ai nuk ka asnjë lidhje me goditjen e Berishës. Rama kishte një dasmë të madhe europiane dhe nuk mund të bënte autogol që ti shkonte vëmendja Sali Berishës. E them se pas goditjes se Berishës krejt shikueshmeria mediatike dhe e publikut u spostua nga Samiti drejt kryetarit të PD. E pse ta bënte këtë kryeministri Rama, kur kishte investuar muaj që ti sillte krejt kryeministrat e BE në Tiranë. Mos harroni se ishin afro 1 mijë gazetarë të huaj”- deklaroi Lesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?