Nikolla, mesazh në Ditën e Rinisë: 8 dhjetori, rilindja e ëndrrës evropiane
“Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, punëtorët dhe specialistët e rinj.
8 Dhjetori nuk është thjesht një ditë sensibilizimi, por reflektimi e inspirimi: është dita e rilindjes së ëndrrës evropiane të rinisë dhe gjithë shqiptarëve.
Inkurajoj rininë të përfshihet më shumë në jetën shoqërore e politike, si qytetarë të angazhuar.
Të bëhet promotore e teknologjive të reja në “kontinentin dixhital”, pa u shkëputur nga komunikimi njerëzor dhe kontributi në shoqëri.
Të bëhet nxitëse e ndërtuese e solidaritetit mes brezave”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në urimin e saj.