Nikolla: Në PS ka plot burra dhe gra që mund të merrnin drejtimin e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thotë se s’ka pasur komunikim nga kryeministri për emërimin e saj. E ftuar në emisionin “Frontline”, Nikolla tha se në PS-ja ka plot burra dhe gra që mund të merrnin atë post.

”Nuk e dija deri në momentin që ai tha emrin tim më Asamblemë e PS. Nuk kam pasur prej tij asnjë komunikim. Në PS ka plot gra dhe burra që mund të merrnin drejtimin e Kuvendit. 

Në momentin që kryeministri deklaroi emrin tim, u ndjeva mirë teksa u shoqërua me duartrokitjet e sallës. Fillova të përjetoj një agushti të madhe nëse do ia dal të përmbush besimin dhe të jem në lartësinë e detyrës. U përcoll me emocion të veçantë dhe me një përgjegjësi të madhe.

Ishin një sërë mendimesh të përziera, patjetër besim dhe emocion i fortë. Një përgjegjësi që nuk e kisha menduar kurrë në jetë. Periudha pa postin e ministres ka qenë një periudhë refleksioni e mbushur me veprimtari të shumta si deputete, drejtuese qarku”.

SHKARKO APP