Nikolla: Nuk do të jem unë kandidate për Bashkinë e Tiranës

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në emisioni “Shqip” mohoi një kandidim të mundshëm të saj në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës.  E pyetur nëse do të ishte në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, zonja Nikolla u shpreh se deri sa të realizojë detyrën e ministres së Arsimit do të vazhdojë të qëndrojë në këtë post. Në mbledhjen e pak ditëve më parë në Asamblenë e Tiranës së Partisë Socialiste, në sugjerimin e anëtarëve për kandidatët e mundshëm ishte edhe emri i zonjës Nikolla si dhe Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Albana Dhimitri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?