Nikolla- pedagogëve: Keni punuar në anarki. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t’i bëhet një kombi

 

Projektligji i ri për Arsimin e Lartë është sot epiqendra e diskutimeve në seancën maratonë në Kuvend.

E para që mbajti fjalën e saj në foltoren e Parlamentit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila iu drejtua pedagogëve, akademikëve, por dhe të pranishmeve në sallë, se ky ligj krijon një vizion të ri për Universitetet. Nga ana tjetër, Nikolla i bëri thirrje deputetëve që të kalojnë për miratim me konsensus projektligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i Arsimit të Lartë është hartuar nga një ekip i shkëlqyer. Kjo është reformë jo e partisë në pushtet. Kur më parë drafti i parë i ligjit është diskutuar më kujdes. Vetëm Universiteti i Tiranës dërgoi për nenin e parë vetëm 600 faqe diskutimi. Kjo ka qenë reforma më e papolitizuar në këtë proces. Në ka ligj ku llogorja e partizanërisë së politikës është ky. Në ka ligj që politika duhet lënë mënjanë, është ky. Ndaj duhet ta kalojmë me konsensus. Ky ligj është një vizon krejt i ri pasi duhet të mësojmë mënyrë që mos të gënjejmë njerëzit tanë.”, tha Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Arsimit u është  përgjigjur akuzave të pedagogëve se po vdes arsimi i lartë nga kjo reformë duke thene se  deri më tani këta universitarë kanë punuar në anarki dhe kjo sipas saj, përbën tradhti ndaj kombit.

Më keq se ç’ka qenë e se çe keni bërë nuk ka ku të shkojë. Sistemi që kishit ishte anarki, kjo tradhtia më e madhe që mund ti bëhet një kombi. Ky është fundi i një sistemi që prodhon diploma pa vlerë, nuk është fundi i arsimit të lartë”,- tha ajo.

Nikolla shtoi se ky ligj nuk është i përsosur por më i miri për arsimin e lartë. “S’ka përjashtme, çdo i ri do ketë një vend por sipas meritës dhe nevojave që vendi ka. Masivizimi nuk u kujdes për cilësinë e formimit të studentit”

Nikolla pohoi ndër të tjera se ka marrë kërcënime nga persona që nuk kanë lidhje me arsimin, kjo sipas saj për interesa të caktuar.

“Nuk ishte e lehtë të ngjisje atë malore, pasi kam marrë mesazhe e kërcënime nga ata që nuk kanë lidhje me arsimin. Ministria e Arsimit po fiton gjyqet me këtë sharlatanë. Ndaj, këta ish-ministra Arsimit e dinë mirë se sulmi nuk është mbrojta më e mirë. Sot ndihëm shumë mirë për produktin që është vlerësuar nga pedagogë. Prindërit shqiptarë që kanë sakrifikuar, kanë shansin që të bëhet diçka më e mirë. Jam e bindur se para jush nuk keni një draft, por keni përgjegjshmërinë dhe këmbënguljen. Më lejoni të nderuar kolegë që me votën tuaj të kemi një sistem të ri arsimor.”, pohoi Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?