Nikolla uron Kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar Kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

I uroj Kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, suksese në përmbushjen me sukses të detyrës së tij të lartë!

Jam e bindur se bashkëpunimi i shkëlqyer midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të zgjerohet e intensifikohet në vitet që vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit të ShBA do të vijojë të nxisë e mbështesë partneritetin strategjik dhe miqësinë mes dy vendeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partneriteti i ngushtë dhe miqësia shqiptaro-amerikane do të kontribuojnë edhe përballimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë, lirisë, sigurisë e paqes”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?