Nikollë Lesi: Lulzim Basha të dorëzojë çelësat, ka turpëruar siglën e PD-së

Botuesi i ”Koha Jonë”, Nikollë Lesi i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” në ”MCN TV”, tha se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD, madje deputetët nuk duhet ta lënë më të hyjë në seli.

Po ashtu Lesi theksoi se Basha ka turpëruar logon e PD dhe duhet të largohet, mundësisht jashtë Shqipërisë, drejt Hollandës.

“Unë jam për dorëheqjen, dorëzon çelësat njeriu kur humbet. Ikën në Hollandë, Baldushk, Maeastral. Tjetra, po të isha deputet, unë nuk e lija të hynte brenda, bashkë me ty (i drejtohet Ferdinand Xhaferrit). Jo policia të vijë, por Zoti të vijë. Si më turpëron siglën time të partisë? Ik ore qërrohu! Kemi parë Nanon dhe Berishën të ikin”, tha Lesi.

SHKARKO APP