Nis aksioni, 10 qytetarë të arrestuar për vjedhje të energjisë

Pasi qeveria flet për krizë energjitike, Policia e Shtetit ka nisur aksionet ndaj qytetarëve që vjedhin dritat. 10 persona janë arrestuar, 10 janë vënë në hetim dhe 1 është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia tha se si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike ose ndërhyrjeve në matësit elektrikë nëpër banesa.

Sipas policisë, lidhur me këtë akuzë janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?