Nis bashkëqeverisja, Rama: Hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online. S’ke nevojë për mik

Në takimin e parë sensibilizues për bashkëqeverisjen, kryeministri Edi Rama tha se nga sot shërbimet administrative do të kenë akses përmes smartfonit apo kompjuterit. Rama tha se edhe hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online, dhe kjo sipas tij, do të eliminojë radhët për një letër, apo dhe mikun në administrata.

“Një nga shqetësimet është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht në këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra.

1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur dikë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. 2.3 mln të regjistruar, 95% e shërbimeve online.

Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen.

Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administatër dhe ka sanksione për personat përgjegjës”.

SHKARKO APP