Nis Forumi i Sigurisë në Begrad, Rama e Vuçiç në panel
Në Serbi ka nisur Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, i cili do të kulmojë sot me praninë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij shqiptar, Edi Rama.
Dy krerët e qeverive do të marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.
Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11:00 në Pallatin presidencial “Serbia”.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mësohet se ka udhëtuar drejt Beogradit të mërkurën pasdite.
Ndërkohë që delegacioni kosovar anuloi pjesëmarrjen për shkak të tensionit mes Prishtinës e Beogradit mbi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës dhe përplasjen për minierën e trepcës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, madje i kërkoi edhe kryeministrit shqiptarë që të anulonte pjesëmarrjen në forumin e beogradit.
Kreu i qeverisë shqiptare, veç pjesëmarrjes në forumin për sigurinë, mësohet se do të zhvillojë në Beograd një takim me përfaqësuesit e komunave shqiptare në Serbi, dhe do të prezantojë përkthimin në serbisht të librit “Kurban”.
Forumi mbi Sigurinë në Beograd me moton “Demokracia përballe krizës e trendeve botërore“, dhe synon të shqyrtojë sfidat me të cilat po përballen Evropa dhe rajoni i ballkanit, si kriza e migrantëve, Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

