Nis “fshesa” në Ujësjellësin e Vlorës, pas kritikave të forta të Ramës. Shkarkohen 30 punonjës

Ka nisur operacioni “fshesë” në Ujësjellësin e Vlorës, pas kritikave të forta të kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë për keqmenaxhimin në këtë institucion.

Ndryshime drastike janë bërë në Ujësjellësin e Vlorës. Gjatë javës që lamë pas janë shkarkuar 30 persona.

Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por priten edhe lëvizje të tjera të punonjësve, të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?