Nis Kongresi i jashtëzakonshëm i PS në stadiumin ”Air Albania”

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e kësaj të shtune në stadiumin “Air Albania” Kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Në këtë Kongres pritet të prezantohet vizioni “Shqipëria 2030”, si dhe platforma për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.

Në axhendën e punimeve është edhe një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit duke vënë theksin te strukturat që nuk kanë funksionuar edhe pse u arrit qëllimi për marrjen e mandatit të tretë. Një tjetër pikë do të jetë rizgjedhja e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

SHKARKO APP