Nis Kuvendi, Spiropali thirrje palëve për qasje ndryshe: Shumica mungesë tolerance, pakica mungesë kontrolli
Këtë pasdite nisi dhe sesioni i ri parlamenatar. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u bëri thirrje palëve që të mbrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet me etikë parlamentare në respekt të Kuvendit dhe qytetarëve. Në fjalën e saj që zgjodhi ta adresojë nga foltorja e Kuvendit, ajo pranoi qasjen e shumicës gjatë sesionit për mungesë tolerance dhe atë të pakicës për mungesë vetëkontrolli. Në këtë kontekst ajo bëri thirrje për reflektim të gjitha palëve për një qasje tjetër parlamentare.
”Zgjodha të zbres në podium që të dëshmoj se ndjej që vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin po kaq të ndryshëm nga njëri tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në takimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi përballë këtyre numrave. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike dhe brengat se çfarë duhet të kishim bërë ndryshe. Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët. Pendesa për gjykime vlen vetëm për të gjetur fort dhe korrigjuar se çfarë mund të bëjmë ndryshe.
Reflektimi duhet të jetë i përbashkët që përfshin qortimin për të shkuarën dhe projeksionin e së ardhmes. Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante të gjykonte kur ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar duhet të ishte më pak luftarake e më shumë. Në këtë fillim sesioni ju bëj thirrje palëve të mbrojmë pikëpamjet e qëndrimet tona me etikë parlamentare duke respektuar institucionin e kuvendit dhe qytetarët që kanë votuar e ndjekur. Shpesh jemi sjellë si shkak e pasojë të njëri-tjetrin ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë mostolerencën tonë, por rast pas rasti të dyja kanë shkuar vetë. Besoj se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë. Ka ardhur dita”,-tha Spiropali.
Ajo theksoi se nuk ka besim që kjo qasje do të ndryshojë për shkak të mendësisë së vjetër dhe u bëri thirrje që të jenë bashkë në realizimin e prioriteteve të kësaj legjislature. Po ashtu Spiropali i bëri thirrje opozitës që të marrë vendin e saj në komisionet parlamentare dhe i garantoi akses të plotë në vendimmarrje.