Nis lëvizja në rrugën që do t’i japë frymë jugut. Pritet inagurimi nga kryeministri Rama

Këtë të premte ka nisur qarkullimi i automjeteve në bypass-in e Vlorës. Bëhet fjalë për përfundimin provizor të punimeve, që megjithatë pritet të çlirojë trafikun për pushuesit në Radhimë dhe në hyrje të Vlorës.

Të gjitha ata që duan të përshkojnë 29 kilometrat e plota në segmentin rrugor të bypass-it të Vlorës, sinjalistika rrugore është e finalizuar, por ende nuk janë vendosur tabelat në hyrjen e rrethrrotullimit midis Orikumit dhe Dukatit, po ashtu edhe te hyrja në përfundim të autostradës Levan-Vlorë, pasi do të vendosen gjatë ditës së sotme.

Drejtuesit e automjeteve të rënda nuk do të lejohen të kalojnë përgjatë këtij segmenti rrugor për shkak të vazhdimit të punimeve që mund të vështirësojnë lëvizjen.

Hapja është provizore dhe punimet do të vazhdojnë për muajt në vazhdim deri në hapjen e plotë. Në orët në vijim, do të inaugurohet edhe nga kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP