Nis ”lufta” në Durrës, PD-ja e Berishës padi ndaj kryetares së Bashkisë

14 Maji do të jetë i fortë, dhe puna më e vështirë është tek bashkitë e mëdha. Anëtari i kryesisë së FRPD-së, pjesë e grupit të Rithemelimit në këtë parti, Irakli Pina paralajmëroi sot në një deklaratë për mediet dorëzimin e një padie penale ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako dhe titullarëve të institucioneve për shpërdorim detyre, për shkelje të ligjit zgjedhor e udhëzimit të KQZ.

“Zelli i justifikueshëm për të ezauruar sa më tepër çështje para fushatës elektorale, i ka çuar krejtësisht në paligjshmëri titullarët e institucionit”, u shpreh Pina për mediet.

”Bashkia Durrës është e njohur në shkeljet e kryera për qëllime thellësisht elektorale, duke iu referuar gjobës prej 1 milion lekë të marrë në 2019 pikërisht nga kryebashkiakja aktuale, ndërsa sot, vijon sërish me paligjshmëri duke mos zbatuar rregulloren e sipërpërmendur, që përbën bazën e punës dhe veprimtarisë së saj”, tha Pina.

SHKARKO APP