Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha do shkarkojë 12 demokratë

Lulzim Basha që dje Kuvendi Kombëtar e shkarkoi, sot po mbledh Këshillin Kombëtar. Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Të gjithë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur duke pritur kryedemokratin. Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Kondi ka braktisur mbledhjen duke kërkuar që të vërtetohej kuorumi i nevojshëm, që sipas tij nuk u pranua nga Basha.

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?