Nis mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Gazment Bardhi kundërshton mbledhjen online dhe i merr letrat Kryetares: Të të vijë turp

Mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

Shkak është bërë mënyrë e zhvillimit të mbledhjes, ku opozita është kundër takimit online.

Edhe pse kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka uroi për një punë të mbarë, nuk shkoi ashtu, pasi vetëm 8 minuta pas nisjes, Komisioni i Ligjeve është mbyllur.

“I uroj suksese të gjithëve të ecë mbarë kjo punë. Shpresoj ta kemi fokusin tek interesat e qytetarëve”, tha në nisje të mbledhjes Bushka.

Anëtarët e opozitës në këtë komision ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa ata të mazhorancës e ndoqën në distancë.

Ndërkohë që Kryetarja lexonte dhe miratonte rendin e ditës, deputetët e opozitës të pranishëm kërkonin fjalën, por u injoruan nga drejtuesja e këtij Komisionit.

Deputetit Gazment Bardhi në një moment i merr fletët që kryetarja kishte përpara dhe ia hedh, ndërsa i thotë: Të të vijë turp që injoron deputetët e opozitës.

Më pas Kryetarja Klotilda Bushka mbylli mbledhjen.

Ja debati

Klotilda Bushka: Ne po zbatojmë një vendim të konferencës së kryetarëve dhe teknikisht asnjë komunikimi i juaj në këtë mbledhje nuk mund të realizohet nëse nuk jeni online

Gazment Bardhi: A do na i japësh fjalën?

Klotilda Bushka: Nëse kolegët e opozitës nuk janë dakord le të ulemi në konferencën e kryetarëve dhe ta ndryshojmë këtë vendim. Sa më takon unë do zbatoj vendimin e Konferencës së kryetarit. Ju lutem cdo kundërshti anëtarët e opozitës

Gazment Bardhi: Do na i japësh fjalën

Klotilda Bushka: Do ja jap fjalën ata që do futen online

Gazment Bardhi: Nuk na i përcakton ti. Ti je prezentë në sallë dhe ne jemi në sallë. Ne i hap mikrofonin. Ne duam të punojmë këtu.

Klotilda Bushka: I mirëkuptoj kolegët e opozitës

Gazment Bardhi: Të të vijë trup që i i injoron deputetet e opozitës

SHKARKO APP