Nis mbledhja e Kryesisë së PD-së, e thirrur nga Berisha për protestat
Ka nisur në selinë blu, mbledhja e Kryesisë e thirrur nga kryetari demokrat Sali Berisha. Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për protestat. “Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesor të rendit demokratik që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Ramës është një krim i përmasave makabër”, tha Berisha.