Nis mbledhja e PS, drejtuesit politikë dorëzojnë propozimet për deputetë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për ditën e dytë të mbledhjes së PS-së. Aty po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në.

Drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve. Emrat do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?