Nis mbledhja në KQZ, Celibashi vendos sot nëse PD-ja do të regjistrohet në zgjedhje

Si kurrë më parë, PD-ja është në pikëpyetje nëse do të regjistrohet në zgjedhje lokale të 14 Majit. Në KQZ ka nisur mbledhja dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve.

Përfaqësuesi i ligjor i PD-së, Indrit Sefa i ka kërkuar që ta shqyrtojë PD si parti vetëm me një kërkues të saj. Sipas Sefës duhet të merren duhet të merren vendime të veçanta për dy kërkesat që kanë ardhur nga PD, pra për Berishën të ketë një vendim dhe për kryetarin e komanduar të PD, Alibeajn një vendim.

Pjesë nga diskutimi:

Sefa: Duhet të shqyrtohen çështje të veçanta. Çdo dokumentacion do të jetë pjesë e dojses që lidhet me këtë shqyrtim.

Celibashi: Ne shqyrtojmë kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe vendimmarrja do jetë mbi këtë kërkesë. Jeni ju që po thoni se ka dy kërkesa, unë këtë jam duke shqyrtuar.

Sefa: Në këtë vendim ka dy kërkues, nëse legjitimoni kërkues të tjerë është problematikë e juaja. Kërkues është vetëm një dhe është PD. Në kërkesën e depozituar nga PD duhet të jetë vetëm një kërkues.

Partia Demokratike rrezikon që të mos futet në zgjedhje, pasi edhe në vendimin e parë Celibashi vendosi kusht plotësimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha, i cili rezulton kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt thotë se nuk do e firmosë Basha pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se sipas tyre dokumentacioni është i plotë.

Dje Sali Berisha tha se sot do të të komunikohen zhvillime të reja që lidhen me koalicionin që ai ka bërë me Ilir Metën, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në një komunikim me mediat, Berisha pohoi se koalicioni i tij me Metën është tmerri i Edi Ramës.

SHKARKO APP