Nis me këngë shqipe dita e parë e shkollës në komunën më të goditur nga koronavirusi në Itali, Meta uron fëmijët arbëreshë
Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se dita e parë e shkollës në komunën më të goditur nga koronavirusi në Itali ka nisur me këngë nga fëmijët arbëreshë.
Teksa publikon shkrimin e medias italiane, Meta thekson se këta fëmijë e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur shqipe.
“Me prezencën e Presidentit Sergio Mattarella, dita e parë e shkollës në Komunën VO, e para e goditur nga COVID-19 në Itali, filloi me këngë nga fëmijët Arbëreshë të Portokanones, që e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur. Urime për një vit të mbarë shkollor fëmijëve Arbëreshë dhe të gjithë fëmijëve të Italisë fqinje! 🇦🇱❤️🇮🇹”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3352573684788881