Debate dhe polemika mes Ramës dhe Tabakut. Kryeministri: Me lini rehat se po tregohem heroikisht i sjellshëm me Ju! (VIDEO – LIVE)
Kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve nga deputetët e komisionit hetimor.
Në nisje të mbledhjes kryeministri bëri betimin duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.
“Betohem se do t’ju them të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, tha Rama. Mënjëherë ka filluar me replika seanca dëgjimore mes kryeministrit dhe drejtueses së komisionit hetimor, Jorida Tabaku.
Tensioni mes tij dhe Tabakut arriti deri aty sa kryeministri tha: Mos më citoni gabim se po tregohem heroikisht i sjellshëm me Ju!
Tabaku: Keni miratuar një ligj për pronarët përfitues. A është Lefter Koka pronar përfitues dhe ka përfituar 4 milion euro nga kjo aferë?
Rama: Zonjë, unë kam ardhur në këtë komision, jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe me detyrimet tuaja si komision, anëtarë e kryetare.
Në ligj kam lexuar që komisioni nuk ngre akuza penale e as të ushtrojë atributet e gjykatës.
Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e komisionit të fyejnë apo të prekin dinjitetin personal të personit të thirurr si dëshmitar, këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur dhe madje në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Këtu kam ardhur si dëshmitar, do ju kërkoja të bëni punën tuaj e unë të bëj punën time do ju sugjeroja në këtë komision mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, ky është sugjerim mbetet në tagrin tuaj nëse do e bëni apo jo.
Unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, nuk e njoh pronar përfitues.
Pjesë të veçanta nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë sallës. 100 milionë euro pagesa.
Rama: Kam kaq kohë që e shpjegoj, ju tani bëtë një fyerje. Po ju them për herë të fundit, o bëni kryetaren e komisionit e zbatoni ligjin dhe kur më jepni fjalën më lini të mbaroj, ose nëse do ta bëni me jo aktrimi, jo propaganda, jam i gatshëm. E kam pas një komision hetimor këtu unë, me sjellje inkuizicionale. O bëj pyetjen e prit përgjigjen me durim, ose fyej, por se cfarë të pret pastaj nuk i dihet.
Tabaku: I vetmi që fyeni jeni ju.
Rama: Kur kam fyer?
Tabaku: Me këtë ton mund t’iu drejtoheni vartësve tuaj.
Rama: Mos më bëj mua komente. S’ka pyetje të radhës, se do fokusohemi te 100 milionëshi.
Tabaku: Fokusohu te pyetja.
Rama: E ke atë zërin grricës.
Tabaku: A ka mundësi të ulësh zërin këtu. I dëjgon ofendimet që po bën, ul zërin në këtë komision.
Rama: Kërkoj 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja. I kërkoj ndjesë këtyre këtu se ngrita tonin, por kështu nuk vazhdohet. Nuk vazhdoj unë kështu, se skeretaret e partisë i kam pas përpara që kur kam qenë i vogël. Nuk ka kështu.
Tabaku: 100 milionë euro. Pi dhe pak ujë, e qetësohu.
Rama: Sa më shumë të bësh kështu, aq më shumë punë do prishësh.
Tabaku: Qetësohu e përgjigju.
Rama: Ke muaj që shkallon miletin me 430 milionë, tani i zbret te 100 milionë. Kam ardhur këtu për këto lekët dhe nuk iki pa i sqaruar. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit se mezi po rri tani. Të jetë e fundit që më ndërpret.
Teksa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyet për 100 milionë euroshin e financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët, Rama i kthehet deputetit Gështenja, duke i thënë “më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.
Rama: E ka dhe këtë zërin… Ne do përqendrohemi te lekët, se këtu është problemi. Këto a e njoh unë ligjin apo jo, janë tema tjera. Do përqendrohemi te lekët, se keni bërë hajgare gjithë këto muaj. Sot do i provoj shqiptarëve se kjo është aritmetika e delegatëve.
Plehrat përpunohen me para, jo pa para. Nuk kemi gjetur asnjë model në botë që të përpunojë plehra pa para. Ka pasur një model dhe qenë modeli i qeverive paraardhëse, po e them në shumës. Si je z. Gështnja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë. Ai po qesh mo, është i lumtur.
Tabaku: Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin.
Rama: Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla.
(vijon në përditsim)