Nis nga njesi nr.5, shembja dhe rindërtimi i hapësirave publike

 

Bashkia e kryeqytetit do të nisë neser shembjen e ndërtimeve të jashtëligjshme dhe çlirimin e hapësirave publike duke filluar nga njesia nr.5, e administruar nga Jeta Seitaj.

Në njoftimin që ka shpërndarë për qytetarët, bashkia shprehet se bashkë me INUV dhe Policinë Bashkiake do të nisë  lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme si dhe rehabilitimin e tyre, sipas urdhrit të lëshuar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku përcaktohet edhe plani i punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një publikimi sot në mëngjes në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për aksionin. “Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?