Nis numërimi i zarfeve me votat nga Greqia, Celibashi merr vendimin: Kompetencë vetëm e KQZ-së

Pas një ngërçi disa ditor, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi. Teksa shpjegoi edhe tagrin ligjor për grupet e numërimit, komisionet dhe instancat, ai tha se ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo.

Pjesë nga fjala

Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet, kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ-së ose e KAS dhe Kolegjit më pas. KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate. Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?