Nis numërimi mbrapsht, Gjylameti: Voto sot, të kërkosh llogari nesër!
Nis numërimi “Mbrapsht”. Në orët e fundit, kur pritet të mbyllen votimet, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, u ka bërë thirrje votuesve, të votojnë sot, që të kërkojnë llogari nesër. “Me shumë se kurrë është e rëndësishme të Votojmë!
Si anëtare e Reformës Territoriale Administrative ju siguroj se sot Votojmë ndryshimin, sot votojmë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Ka ndryshuar Nr i Bashkive por Jo përfaqësimi juaj në të gjithë Territorin.
Mos Nguroni Votoni, merrni Miqtë e të Afërm për të Votuar.
Po nuk votove sot si mund të kërkosh llogari nesër. ..,” – shkruan Blerona Gjylameti në profilin e saj Facebook.