Nis numërimi mbrapsht, sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore
Kjo e dielë është dita e fundit që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore. Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.
Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit. Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.
Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet. Mbledha e rradhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.