Nis protesta e PD para Kuvendit
Nderkohe qe pritet nisja e seances se sotme plenare, protestues te therritur nga Partia Demokratike jane mbledhur qe ne oren 09.30 para godines se Kuvendit te Shqiperise me thirrjet “Meta ik”.
Ashtu si edhe ishte njofttuar Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para selisë së Parlamentit, me kërkesë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Tubimi i mbështetësve të nismës së opozitës ka nisur në orën 9:30. Protesta e opozitës nisi 30 minuta para fillimit të seancës parlamentare, duke detyruar kështu deputetët e maxhorancës të kalojnë përmes turmës të pjesëmarrësve. Ndryshe nga organizimet e mëparshme, tubimi i PDsë do të drejtohet prej kryetarit të Grupit Parlamentar, Edi Paloka, kjo dhe për shkak se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, është nisur drejt Brukselit, ku do të ketë takime me përfaqësuesit e PPE.
Nuk dihet se si do te shkoje protesta pasi Edi Paloka njihet si drejtues i forte per perplasje
KOHA JONË SONDAZH

