Protestuesit mblidhen te Kryeministria

Për të gjashtën ditë me radhë qytetarët protestojnë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të policisë Ardi Veliu lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Protestuesit janë para kryeministrisë.

Një orë nga nisja, policia ka zbritur në terren dhe në anë të Kryeministrisë është vendosur autoboti i ujit. Në disa akse të ndryshme të qytetit policia po ushtron kontrolle ndaj qytetarëve për mjete piroteknike apo sende të tjera të forta. Pak orë më parë, policia e shtetit bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese. Ajo i bëri apel qytetarëve që mbajnë parasysh kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për grumbullimet mbi 10 persona, mbajtja e maskës e distancës fizike, etj.

SHKARKO APP