Nis punimet në Tiranë, Asambleja Parlamentare e NATO-s
Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Tiranë, në sesionin e pranverës, 27-30 maj.
Rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues do të diskutojnë çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë.
Dje në Pallatin e Kongreseve, filluan punimet e Asamblesë dhe takimi i parë ishte ai i kryetarëve të delegacioneve.
Axhenda zyrtare e këtij sesioni në dy ditët e para të tij, 28 dhe 29 maj, do t’i dedikohet takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.
Secili komision do të adresohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.
Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershbow, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura.
KOHA JONË SONDAZH

