Nis seanca dëgjimore me kandidatët e vetofruar për plotësimin e dy vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nisi të premten seancën dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e dy vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në Këshillin Mbikqyrës janë 5 vende vakante, por komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre. Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga Presidenti. Vakanca në Këshillin Mbikqyrës është krijuar pas shkarkimit nga detyra të ish-Guvernatorit Fullani dhe dorëheqjes së Ardian Civicit.
Komisioni i Ekonomisë do të dëgjojë sot kandidatët dhe do të përzgjedhë dy prej tyre.  Deri tani janë prezantuar para Komisionit të Ekonomisë tre kandidatë, Natasha Ahmetaj e Sulo Hadëri, Fatos Ibrahimi . Ndërkohë, vijon punimet seanca dëgjimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?